Kupola politike e Tiranës, në bashkëpunim me pronarët e mediave dhe policinë, në mënyrë të paskrupullt dhe të vendosur, ka fshehur emrat e tre femrave që ndodheshin me Sokol Olldashin, Artan Santon dhe Dritan Hoxhën, në momentet e fundit të jetës së tyre.
Për të ruajtur nderin dhe moralin e tre njerëzve të rëndësishëm të medias, politikës dhe sistemit bankar, tre gratë fatale u fshinë nga raportet për vdekjen e tyre.
Edhe pse roli i tre femrave fatale as nuk e zbeh dhe as nuk e lartëson figurën e Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’, ato u zhdukën me kujdes nga një dorë e sprovuar, duke manipuluar të vërtetën në sytë e publikut.
Po kush janë tre gratë fatale?
Ardiana Mediu, motra e Fatmir Mediut dhe bashkëshortja e Ilirjan Celibashit, në makinë me Sokol Olldashin, në momentin e aksidentin fatal dhe misterioz.
Grida Duma, deputete e Partisë Demokratike, në makinë me Artan Santon disa sekonda para vrasjes mafioze në mes të ish Bllokut, para bankës Credins.
Entela Hysko, vajza 28-vjeçare, e cila ishe në makinë Dritan Hoxhën, në momentin e aksidentit fatal. Shqipëria u pushtua me lajmin e zi të humbjes së jetës së presidentiit të “Top Medias”, Dritan Hoxha, por e ndjera Entela Hysko, nuk u përmend nga askush.
Ndryshe nga Adriana Mediu dhe Grida Duma, Entela Hysko humbi jetën, ndaj edhe heshtja rreth saj ishte më e rëndë. / Prapaskena