Deputeti socialist Erion Braçe, ka publikuar një pjesë të fjalimit të Sali Berishës një ditë më parë, të mbajtur para kryeministrisë. Ish-kryeministri quajti kreu e qeverisë Edi Ramën ‘armik’ dhe jo kundërshtar politik.
Sipas Braçes, kjo është kultura e armikut që ka Sali Berisha, me në thelb fashizmin oriental. Ai kujton burgosjen e kryetarit të atëhershëm të opozitës Fatos Nano, rrahjen e Edi Ramës e deri dhe vrasjen e protestuesve në Bulevard.
“Kjo eshte “kultura e armikut”; Ne thelb te fashizmit oriental! Me kulturen e armikut, mbylli ne burg per me shume se tre vjet, kryetarin e opozites, armikun Fatos Nano; Me kulturen e armikut, rrahu deri ne kufijte e vdekjes, publicistin ate kohe, armikun Edi Rama;
Me kulturen e armikut, pushkatoi kater armiq ne mes te bulevardit; Me kulturen e hajdutit, poqi te gjalle punetoret e gjore te Gerdecit, ku ishte nje nga bizneset e fashizmit oriental”, shkruan deputeti Erion Braçe.