Sali Berisha ka premtuar që nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet, një ndër ligjet e para që do të miratojë është përjashtimi i kreut të qeverisë dhe ministrave nga parashkrimi i veprave penale, pra Sali do heqi ligjin e parashkrimit.
Mirëpo saliu e ka ngatërruar rolin e tij me Saliun e dytë që arriti të bëhej kryeministër se desh Amerika, pasi Tosi e bëri kuplara vendin. Kurse ëndrra për tu bërë kryeministër e Sali Berishës ka vdekur, para se ai të vdesi fizikisht.
Një person i shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë nga SHBA as nue mend nuk mund ta çoi drejtimin e vendit.
Por plaku Berisha ëndëron dhe i fut ndonjë pordhë lartë e poshtë, aty ku pordhët i’a pëlqejnë, ku shumica janë të trullosur nga era e tyre. Ai tha se kushdo që vjedh, duhet të shkojë menjëherë në burg!
Berisha: Ik ishte në kuptimin e dorëheqjes si kryeministër. Nuk përbën amnisti. Unë publikisht kam kërkuar që për kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Ky ligj do hyjë në fuqi dhe do jetë ndër ligjet e para që do vendosë PD kur të vijë në pushtet. Kur vjedh, duhet të shkojë në burg.
Një nga ligjet që do vendoset është pikërisght ky. Heqja e amnistisë për çdo kryeministër në 30 vitet e fundit. Edhe për ministrat. Ky parashkrim shndërrohet në lak në fyt për qytetarët. /Ekskluzive.al