Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku 6 fëmijë shkuan të lahen, por dy vëllezër nuk dolën më në breg.
Fillimisht ka qenë 11-vjeçari që është mbytur. Më pas vëllai i tij 14 vjeç ka shkuar për ta shpëtuar por nuk ia ka dalë.
Por një skenë pikëlluese ka qenë ajo e babit të tyre kur i ka parë ata të vdekur të dy. Ai ka humbur ndjenjat në vendin e ngjarjes.
Ka qenë stafi mjekësor ai që i ka dhënë ndihmën e parë.
Familja nuk është mirë nga gjendja ekonomike dhe vëllezërit kishin edhe një motër.