Nga Anri Bala
E bukura është universale, sepse është subjektive tek gjithësecili prej nesh, e ndaj nuk paragjykohet shëmtia, e cila mund t’i mos pëlqejë disave e mund t’i pëlqej të gjithëve. Ama, shijet janë personale e kurrësesi nuk duhen të ngatërrohen me të bukurën apo estetiken.
Prandaj, Monika është e bukur, sepse i ka ngjarë nënës së saj! Për Monikën, nëna e saj është me e bukura në botë dhe për babain e saj, gruaja më e bukur në botë. E Zot na fal, nëse do të guxoja të paragjykoja bukurinë e një gruaje, një nëne apo bashkëshorten e dikujt, qoftë kjo Monika Kryemadhi apo nënës së saj, e cila do apo s’do ti, dua apo s’dua unë, për ta është më e mira dhe e bukura prej të tjerave.
Por, ama ne kemi të drejtën të mbajmë një qëndrim estetik, bazuar në shijet tona personale. Unë doja të rrjeshtoja disa fakte, pse Monika është e shëmtuar, ka qenë gjithmonë e tillë… pse imazhi i saj s’mund t’i përngjaj kurrë personazheve të librave të bibliotekës time, apo ajo s’mund të jetë kurrë “Malena” e ndonjë adoleshenti te Gjiri i Lalëzit, apo Kodrës së Diellit, sado hale të ketë në pronësi.
Edhe pse nëna i dha më të mirën që ka, është fakt që Monika duke patur para dhe gjithçka, që i fali “bujaria” dhe apatia e palodrejtësisë, i harxhoj ato për rimodelim hunde, buze, faqe e mollaqe… e të thërrasësh me të madhe, se kjo është bukuria që më ka falur nëna, nuk është çmenduri, por tentativë për amnisti për të gjitha ato që ka fituar nga “hajnia”, duke shqyer tepsinë, bashkë me këlyshët e saj, tufa e injorantëve dhe bedelëve.
Monika s’mund të jetë kurrë e bukur, sepse maskarenjtë nuk mund të hiqen si shenjtorë në sy të popullit, e djajtë nuk mund të bëhen ëngjëj duke i’u ngjitur një palë krahë mbi shpinë. Bukuria nuk mund të jetë kurrë pronë e Monikës, e për fatin tonë nuk ka qenë kurrë as e Republikës, pasi lukunia e bandave të “pushtetvjedhjeve”, do ta kishin përlarë edhe atë.
E turpshme dhe paftyrësi është të mbulosh gjithçka të ka dhënë “nëna” me botoks, sepse Monika të bukurën e ka kompleks, pikërisht të qënurit e bija e një brigadieri, e reja e një bukinisti që shiste libra anës rrugës për t’i mbijetuar varfërisë… bashkëshortja e një deputeti që jetonte në një dhomë brenda apartamentit të prindërve të saj, e s’kishte të hante veç bukë e djathë… vajza e cila trashëgoi brekëgrisjen dhe e ktheu atë në 11 hale të një vile qindra milionshe me rrogë nënpunësi.
E bukura është subjektive dhe për mua është tek thjeshtësia dhe çiltërsia, sepse e bukura është thirrje drejt hyjnores… e nëse bukuria e ka emrin Monika, atëherë shëmtinë do ta puth çdo minutë!/Ekskluzive.al