Një prokurore, e cila e quan veten të “hekurt”, pasi për disa vite ka qënë pjesë e ish-trupës së prokurorëve të Krimeve të Rënda, është bërë gaztorja e prokurorisë Shqiptare, kur del në media dhe deklaron se ka luftuar bandat kriminale dhe asetet financiare.
Sonila Muhametaj, që ish-Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku së bashku me Donika Prelën, e “internuan” nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës, nuk është gjë tjetër veçse një vegël e komanduar nga klani i kunjukturave të kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.
Muhametaj, që tashmë ushtron detyrën në një cep të prokurorisë së Tiranës, duket se është bërë fiks si ai personazhi “Kopi”, tek filmi Shqiptar, “Rrethimi i vogël”, që shkon zyrë më zyrë e kafene më kafene, duke u mburur se ka luftuar bandat dhe diversantët me armë në dorë.
Edhe Sonila Muhametaj, të njëjtën punë është duke zhvilluar prej gati 6 muaj, ku zyrë më zyrë, gjykatë më gjykatë dhe në çdo televizion, mburet dhe pretendon se ka luftuar me vendosmëri krimin e organizuar. Dhe këtë gjë e ka bërë vetëm kur ka qënë pjesë e stafit të Krimeve të Rënda.
Por pyetja shtrohet e qartë dhe drejtëpërdrejtë. Po sot pse nuk e lufton krimin e organizuar dhe bandat, prokurorja Sonila Muhametaj?
Kush është pengesa që e ndalon prokuroren e shtetit Sonila Muhametaj, të ushtrojë ndjekjen penale?
Cilën bandë kriminale ka ndjekur Sonila Muhametaj dhe sa i ka dënuar anëtarët e saj, gjatë kohës që ushtronte detyrën tek ish-Krimet e Rënda?
Prokurorja që e quan veten si hetuesja e dosjeve të nxehta është kthyer në një vegël e keqe e Olsian Çelës, grupit në të cilën ajo aderon prej disa vitesh.
Sonila Muhametaj,do mbahet mend si prokurorja që nuk luftoi në asnjë moment krimin e organizuar. Madje edhe një herë që ju dha mundësia për të vënë një gur themeli në “luftën” e saj ndaj krimit, Sonila Muhametaj, sabotoi punën e koleges së saj saj, tek dosja e Emiljano Shullazit.
Sonila Muhametaj, ishte prokurorja që braktiste mbledhjet dhe nuk merte pjesë në shortin për caktimin e prokurorit që do përfaqësonte akuzën në emër të shtetit për dosjen Shullazi.
Muhametaj, nuk është prokurorja e dosjeve të nxehta por ajo është anëtarja e grupit të kunjukturave dhe thashethemeve të nxehta që drejtohet nga kryeprokurori, Olsian Çela.
Kjo prokurore ju bashkua këtij grupi dhe në shenjë demonstrative dhe sabotuese, braktisi disa herë shortin për dosjen “Shullazi”.
Sonila Muhametaj, nuk njihet si prokurorja e dosjeve të nxehta por si prokurorja që la në baltë punën e kolegëve të saj tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Për këtë shkak, Muhametaj, njihet si prokurorja që u përjashtua me ceremoni së bashku me Olsian Çelën, nga Krimet e Rënda. Ku ky i fundit u transferua në Berat, ndërsa prokurorja e dosjeve të nxehta u transferua në Pukë.
E vetmja dosje të nxehtë që ka ndërtuar Sonila Muhametaj, është pikërisht, bojkoti dhe lënë në baltë e kolegëve të saj të krimeve të rënda.
Aq më tepër që Sonila Muhametaj, e konsideron dosje të nxehtë çështjen e hetimit pasuror ndaj Fatmir Kajollit të Fierit.
Në një kohë kur në asnjë moment prokurorja Muhametaj, nuk tregon se si dështoi çështjen dhe çoi drejt pafajësisë absolute Fatmir Kajollin, në dy shkallët e gjyqësorit.