Nga Anri Bala
Mike Pompeo një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Republikane, u shfaq në krah të kryeministrit Edi Rama, gjatë firmosjes së një memorandumi mirëkuptimi mes kompanisë shqiptare të gazit AlbGaz dhe kompanisë bullgare “Overgas” ku 50% të aksioneve janë të “Linden Energy”.
Ish-sekretari i shtetit, Pompeo, është kryetar i bordit të Këshillimit të “Linden Energy”.
Për vizitën e Z. Pompeo në Tiranë, kompania “Linden Energy” deklaroi se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania, ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara!
Kaq ka mjaftuar që “përfaqësuesja” e Trump të deklaroi publikisht, si qytetarja më e re dixhitale e Berishës, se Mike Pompei erdhi në Shqipëri i paguar nga Edi Rama dhe ndaj udhëheqësi i saj, kryekonservatori ose konserva e Foltores… as që pranoi ta takonte, si i dyshuar për korrupsion dhe bashkëpuntor i qeverisë së trafikut në një biznes të dyshimtë.
Madje, Kokalaria shkruan, se Mike Pompei nuk ka ardhur as për qeverinë e Ramës, as për opozitën fallco me seli tek Rruga e Elbasanit dhe as për 100 vjetorin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Amerikës, por për të “dhënë” një fjalim tek një komunitet jo-shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shume të majme parash.
Të bënë habi deklarata e amerikanes dixhitale të Saliut, e cila guxon të kërcënoi nën emrin e non gratave, deri kur t’ia fusin llapën në grykë ligjet amerikane për shpifje dhe fyerje. Duke marrë rolin e agjentes imobiliare “Shpifja shitet për idiot”, ajo deklaron se: Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t’i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria.”
Siç duket, Kokalaria tani do të filloi mbledhjen e firmave edhe për ish Sekretarin e Shtetit ashtu siç bëri për Zonjën Yuri Kim, që t’i ndalohet kandidimi i ardhshëm për President i Republikanëve, sepse ai është “bashkëpunëtor i maskuar i Soros, dhe sot i ra perdja”.
Por vetëm një gjë nuk na tha Kokalaria, se përse çdo i huaj që vjen në Shqipëri i kallë datën Berisha si “trim, konservator, apo i ndershëm”, apo kostumi i tij nuk i rri fiks demokracisë… vjen erë korrupsion.
Megjithatë unë e kam “inatin” me këta amerikanët, që nuk paskan “besë e fe”, përderisa i blen dhe i shet Edi Rama si i do qejfi… me dollar, euro, klering, të gjitha nga armiku i Berishës Xhorxh Soros.
Po edhe Rama qerrata është! Po si ore nuk la asnjë pa blerë në Amerikë dhe Europë, ku tani në kohë lufte në fakt është vështirë të gjesh produkte kaq të veçanta… politikan anti Sali.
Nëse do të ishte pak filantrop si Sorosi, ai duhet ta kishte bërë zemrën gur, e të blinte një politikan… për Berishën dhe t’ia bënte dhuratë amerikanes, për të mbajtur ndezur shpresën që shet ajo, se non grata ishte e gabuar… pasi tu dal gjumi. /Ekskluzive.al