A nuk kam plumba në kokë?, ky është reagimi i parë i Blerim Preçit, pak pasi i shpëtoi atentatit një ditë më parë në Lezhë, i cili në gjendje të rëndë psikologjike pyet nëse është plagosur apo jo.
Ndërkohë është publikuar video pak pasi i riu bashkë me kushëririn e tij, Klisman Preçi, i kishin shpëtuar mrekullisht plumbave, që ishin shkrepur në drejtim të tyre.
Siç shihet në video, Blerim Preçi del i traumatizuar nga makina dhe qytetari dëgjohet teska këshillon 28-vjeçarin që të futet në lokal, ndërsa ka telefonuar ambulancën dhe policinë.