Një ngjarje e rëndë është shënuar pak orë më parë ku një aeroplan i nisur nga Aeroporti i Tiranës është goditur nga rrufeja.
Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarjeje nuk ka mbetur asnjë i lënduar dhe aeroplani është kthyer në aeroportin e Rinasit.
Pavarësisht incidentit, fatmirësisht ka arritur që të rikthehet në pistë dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Pamjet i ka shpërndarë gazetari Venhar Isufi.
“Para pak çastesh, ky aeroplan është goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dërgoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja.
Fatmirësisht, ani pse një numër i madh i udhëtarëve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa dëme ne njerëz. Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene tronditës!
Aeroplani tashme është kthyer përsëri ne Aeroportin e Tiranës, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejuar këtë ngjarje te behet me e madhe”, përfundoi Isufi.
<