Nga Anri Bala
“U bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punën e tyre! Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë detyrë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që do të ulet në tryezë, gjëja e parë që do pyesin është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë nën hetim. Zero!
Kampioni i antikorrupsionit me vulë dhe me firmë të DASH, është vënë në hetim nga SPAK. Për çfarë?! Për një denoncim të kujt?! Të atij që jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Metës”.
Ishte një deklaratë e Ramës, që më dha edhe një herë shkas të shkruaj për çudinë e drejtësisë, Kraja. Të arrish të marrësh si të pandehur një koleg, që të bën ty dhe çdo pjestarë tjetër të palodrejtësisë së këtij vendi krenar, për vlerësimin që i bëri vendi mëmë i demokracisë SHBA, duhet ose të jesh i çmendur, ose çmenduria jote nuk ka lidhje me vendin dhe ambientin ku punon. I sigurt, duhet të jesh i vetëm në llojin tënd, se largqoftë në paç shokë… këtë vend e ka marrë lumi.
Vërtet guxoni dhe thoni se ne e kemi pezulluar këtë çeshtje, që kurrë nuk duhet të ishte hapur… kurrë, nëse nuk do ishit ju grerëzat e drejtësisë, që vetëm pickoni, për të treguar se megjithëse prodhoni vetëm mut, ndonjë ditë edhe muti juaj do jetë si ai i bletës… mjalt. Tashmë, vështirë tu besoj njeri, as ju dhe as qëllimin tuaj të mirë, që ndryshe nga sa shitet, është një qëllim vetëm për të nxirë.
Sot, nderin ia bëtë Berishës, e siguruat se nuk e gjen asgjë, sepse drejtësia juaj “ASPAK”, nuk merret me deklarata politike, por me kallëzime, denoncime, spiunime dhe jo me “broçkulla” Blinkeni.
Ju dëmin ia bëtë kolegut të nderuar, duke i shërbyer si shërbëtorë të trembur njeriut më të damkosur në këtë vend nga opinioni dhe Amerika.
Nuk dua ta besoj, por a mos kishit ndërmend t’i thonit Amerikës, se ne ta dhjesim medaljen e Heroit të antikorrupsionit, sepse kemi “etalonin tonë të dejtësisë” mbi korrupsionin?! Pa asnjë mëdyshje, tashmë po na bindni se ai që ju drejton, mëson dhe kallzon cilindo tek ju, është i fituar, por i papagëzuar si tutori i gjithë shpurës suaj, që çuditërisht ngroheni akoma, nën rrezet e diellit të padrejtësisë.
Ju, dëmin na e bëtë edhe neve, kur si padashje, por me qëllim amnistuat Sali Berishën. Rrëshkitja juaj deri në pavetëdije, kur merrni guximin t’i quani “deklarata politike” akuzat ndërkombëtare për Sali Berishën dhe familjen e tij dhe perceptimin, se non grata qenka thjesht një mohim dëshire prej amerikanëve, për të mos u rrëzitur në diellin e Miamit, vërtet i’u bënë çmendurak fluturak, që as nuk e dini se kush jeni, as nuk e dini se ku po shkoni, as nuk e dini se ku punoni, por ama të jeni të sigurtë, se shumë shpejt me presh në b**hë do të fluturoni. /Ekskluzive.al