Sipas një sondazhi të kryer nga Euronews Albania, kryeministri Edi rama është lideri më i pëlqyer nga shqiptarët. Pas tij, shqiptarët pëlqejnë më shumë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj (36,5%) dhe ish-kryeministrin Sali Berisha (27,2%).
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, sot gëzon pëlqyeshmëri më të lartë (17,5%) mes shqiptarëve krahasuar me ish-kryedemokratin, Lulzim Basha (8,5%).
E fundit për nga pëlqyeshmëria mes qytetarëve renditet Monika Kryemadhi (4,5%). Votuesit e Partisë Demokratike në mënyrë dërrmuese (63,2%) kanë mendim pozitiv për ish-kryeministrin Berisha, kurse për ish-kryetarin Basha vetëm 15,4%.