Edi Paloka i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar fjalën e kryeministrit Edi Rama, sot në Kuvend teksa e konsideroi opozitën si “një kope budallenjsh” që “budallallëkun e kanë në ADN”.
Paloka tha se Ramën e kanë “rrahur dhe tallur” kur ishte i ri, ndaj ka këtë sjellje sot ndaj opozitës. Në fakt në rini Rama ka qenë sportist me emër dhe njihej edhe si artist kurse me trimin Paloku është tallur për shkak të difektit ë tij gjuhësor, sepse për sa i përket Tiranës nuk e njihte askush, përveç zonës së Brrakës.
Paloka: Ky ka një problem të vjetër që në rini. E kanë rrahur, e tallte gjithë Tirana. Gjithë rinia e Tiranës, kur kalonte ky e tallnin dhe e rrihnin.
Ylli Rakipi: Po erdhi dita t’ju thotë juve budallenj të gjithëve. Budalla të ka quajtur edhe ty Palokë…
Edi Paloka: Kjo është pjesa e profilit të Ramës, që kur është përballë atyre që nuk ja kthejnë, bën këtë. Ka edhe nga ata që ja kthejnë edhe ndryshe. Ajo që është shqetësuese nuk është se bullizon Rama aty, sepse e ka bërë përherë.
Problem është se sot opozita nuk është në gjendje të përballet me këtë qeve