Juristja Brizida Gjikondi, foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Java në Dritare’ për marrëveshjen e TAP.
Ajo u shpreh se marrëveshja ishte antikombëtare dhe një skemë kriminale. Gjikondi tha se SPAK duhet të hetojë të gjithë personat që negociuan këtë marrëveshje dhe të bëhej një hetim i plotë, por nuk e bën këtë sepse është i kapur politikisht.
“Pandemia e ka lënë me pasoja të rënda PD, janë çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”, Dash Sula del me deklaratën e fortë: Berisha duhet të jetë i pari që…
Nuk janë përmendur deri më tani nga askush, Gjikondi propozon këta 2 emra për postin e Presidentit të ri: Rama nxori në pah më delirantët e shoqërisë!
“Mua më trishton kjo sepse bën pjesë në skemën kriminale dhe anti kombëtare që i është bërë Shqipërisë këto 10 vjet. Kjo çështje duhet të ishte hetuar nga SPAK. TAP është thjesht një pjesë e së tërës që qelb erë korrupsion, abuzim dhe transitin fee është paguar për TAP.
Leku është paguar por jo për shqiptarët. Është paguar nën dorë për ata që e kanë lejuar të ndodhë. Është skandaloze të kalojë një tubacion që ka vlera edhe strategjike edhe ushtarake edhe ligjore dhe ti të mos kesh asnjë përfitim.
Unë do doja që për të gjithë emrat e përfshirë në këtë situatë të merrej masa e bllokimit të tyre dhe pasurive të tyre, te hetohen me themel çështja.
Por këta SPAK harron ti hetojë. Pse ka SPAK frikë t’i hetojë? Sepse është i kapur, është i kapur politikisht nga klanet politike”, u shpreh Gjikondi.
Kujtojmë që marfrëveshja e TAP u bë në kohën e qeverisë Berisha.