Rusia thotë se planifikon të vendosë raketat balistike ndërkontinentale Sarmat të sapo testuara, të afta për të kryer sulme bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara, deri në vjeshtë.
Objektivi i deklaruar nga Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë hapësinore Roscosmos, është një objektiv ambicioz pasi Rusia raportoi lëshimin e saj të parë testues të mërkurën.
Ekspertët ushtarakë perëndimorë thonë se do të nevojitet më shumë kohë përpara se raketa të vendoset.
Sarmat është i aftë të mbajë 10 ose më shumë koka bërthamore dhe karrem, dhe të godasë objektiva mijëra milje larg në Shtetet e Bashkuara ose Evropë.
Rogozin tha në një intervistë me televizionin shtetëror rus se raketat do të vendosen me një njësi në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë, rreth 3 mijë kilometra (1 mijë e 860 milje) në lindje të Moskës.
Ai shtoi se ato do të vendosen në të njëjtat vende dhe në të njëjtat kapanone si raketat Voyevoda të epokës sovjetike që po zëvendësojnë, diçka që do të kursente “burime dhe kohë kolosale”.
Marrë nga Al Jazeera, përshtatur për Albanian Post