Zyrtari më i lartë në Ballkan i shpallur non grata për korrupsion madhor Sali Berisha ka deklaruar se thirrja e Edi Ramës drejtuar SPAK-ut për të hetuar atë tregon sipas tij se kreu i qeverisë ndodhet në vështirësi të madhe.
Berisha ka vënë në dukje se për të ka qindra dosje që janë dërguar në prokurori, por që nuk provojnë asgjë natyrisht kur prokurorinë e përdorte si shurrtore dhe gjykatat si nevojtore kur kryeprokurorja ishte “lavire bulevardi” dhe president “horr bulevardi”.
Madje Berisha ka deklaruar se ai nuk ka pasur gisht as në firmat piramidale por ka patur gisht në krimet e terrorit dhe të krimeve të SHIK-ut të Gazidedes dhe zhdukjes së mijëra shqiptarëve pas armatosjes së popullit dhe çarmatosje të shtetit diktatorial postkomunist.
Edi Rama bëri thirrje që të hetojë Berishën, dhe Saliu që akoma frymon në politik pyet: A është ky një kod i Ramës që Berisha të heshtë për inceneratorët se ndryshe SPAK do ta hetojë ?
Berisha: Unë do të vazhdoj çdo ditë për inceneratorët. Dhe unë i kërkoj atij çdo ditë që veprojë SPAK kundër Berishës, unë kam qëndruar ndër ligj. Është krijuar një komision hetimor parlamentar në 1997 dhe janë detyruar të raportojnë që qeveria e kaluar nuk ishte e implikuar në firmat piramidale sepse kishim respektuar ligjin dhe vetëm ligjin. Unë jam i vetmi person në Shqipëri që kam deklaruar nuk njoh parashkrim dhe as imunitet, nuk ka asnjë parashkrim për mua.
A ka të bëjë fakti që jeni i parashkruar, dhe do t’i shpëtoni drejtësisë nga procedura dhe jo nga pafajësia?
Berisha: Unë gjithnjë kam deklaruar edhe para reformës në drejtësi. Janë dërguar shumë dosje në prokurori, nuk njoh asnjë parashkrim. Por kërkesa e Ramës “Ssss…kape Berishën” më krijoi një kënaqësi sepse faktoi atë që kam thënë, ai është SKAPI i partisë. Rama e faktoi para shqiptarëve dhe botës meqenëse e sheh që kohërat po vështirësohen, ai ndihet shumë keq.