Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisë nga dita e nesërme.
Ai tha se na duhet në krye të shtetit një njeri normal.
“Unë do të kem sot një komunikim me gazetarët në lidhje me procesin për zgjedhjen e presidentit. Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë pas shumë vitesh do të jetë transparent, do të ketë një standard. Ne na duhet një president që të respektojë normën kushtetuese, një president që na bashkon, që përfaqëson unitetion kombëtar. Procesi do të nisë prej ditës së nesërme. Procesi ka disa garanci dhe verifikime”, tha Balla në një prononcim për mediat.
Deri më tani, kandidaturat janë vetëshpallur nga Elena Kocaqi, Sazan Guri, teksa pritet të marrë vendimin edhe Petrit Vasili nëse do jetë si propozim i “Shtëpisë së Lirisë”.