Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debatuar mbrëmjen e sotme me anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdon.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Ti nuk e di ça ka ndodhur në mbledhje. Mos lexo mesazhe se tallen me ty. Nuk flet ti në shumicë të demokratëve, shko njëherë të të votojnë demokratët.
Bozo: Mos e ço personale.
Bardhi: Ti po ti, ke marrë me djersë në fakt. Ke vuajtur shumë. Ke dhënë shumë djersë, djersa vu, je rraskapitur për interesin e demokratëve. Unë kam kaluar netë pa gjumë.
Dje Helidon Bushati ka ngritur këtë shqetësim në mbledhje, kryetarë grupseksionesh po shkarkohen në Shkodër për hakmarrje politike. Këtë ka thënë Bushati dje. Ti vjen këtu i papërgatitur dhe lexon këtu ça të thonë. Burimi tallet me ty live. Unë kam mbështetur vendimin për pezullimin e Berishës.