Sali Berisha pasi vuri prapanicën e vjetër në karrigen e Lulit të ikur, u drejtua dhe u përqëndrua tek halli i tij i madh nga SHBA, akuzua dhe damka për korrupsion madhor.
Marshalli, deklaroi para militantëve që i rrinin rrotull dhe dëgjonin xhevahiret e tij për demokracinë, antarsinë, lirinë demokratike dhe Sorosin, që as nuk e di se ekziston një plak i ronitur me emrin Sali Berisha, se fëmijtë tij nuk kanë vjedhura as një qindarkë nga xhepat e shqiptarëve, kurse ai as që bëhej fjalë, por ishte viktimë e drejtuesve amerikan të Partisë Demokratike, në bashkëpunim me Ramën e Soros… sepse ai është me Republikanët.
Po përse Berisha tregon të njëjtën përrallë ngado që shfaqet?! Ka një qëllim të vetëm një mision të pamundur…të bindi veten se ajo që trillon është e vërtet dhe kjo do ta bënte më të vendosur në betejën me ata që nuk e besojnë.
Beteja e tij është edhe më e madhe, sepse ka punë edhe me të vdekurit, që i ka zhvarrosur dhe varrosur dhjetëra herë.
Ata. po e presin me padurim. për tu dhënë shpjegim, për gurin e rëndë që u ka vënë mbi varr shokëve të një ideali, e veçanërisht dikatatorit.
Fantazma e tij do i kërkoi të dijë se sa trashgimi ke marrë nga prindërit në Vuçidol, sepse partia e solli nga mali, me valixhe druri, e shkolloi deri në Francë, pa asnjë kokërr leku, pa e ditur… se si do i’a shpërblente?!
Pytjet se sa para u ke dhuruar fëmijëve, nga ata që të ka “lënë” baca Ram që po jetojnë si pashallar të ardhur nga furriku … Nëse i ka patur dhe i’a ka fshehur partisë… pse sot i hedh nëpër foltore e qabaptore. pa t’u dredhur dora si malli i huaj ?!
Nëse nuk ke pasur, në çfarë bixhozi që gjithmonë fiton e ke futur tët bir, që sot kaq i ri luan me miliona?!
Si është e mundur, kur Tirana gëlon nga Shoqërit Imobiliare e sekserët e pasurive dhe ata me vështirësi nxjerrin bukën e gojës, vajza juaj u bë pronare e shumë pronave, që as në ëndërr nuk mund t’i shohin edhe shumë borgjez dhe kulak shqiptarë.
Pa hyrë tek dhëndrri Abi, sepse problemet e tij, nëse ka, janë probleme të drejtësisë, shqiptarët kanë vetëm një pyetje:
Çfarë kanë të veçantë fëmijët tuaj që janë milioner dhe tonët fukarenj?!
Natyrisht, që shoku Sali do kapet “mat”, sepse gënjeshtrat më Soros dhe miliona me “djersën e ballit si diamant” të fëmijëve të tij, shoku Veri nuk i ha, por ama Enveri do çohet nga varri, nga goditja që do marr kur të shikoi ekzemplarin që kishte prodhuar, që sot pjellë vetëm milioner, jo vetëm brënda genit, por edhe brënda tarafit të “ushtarakëve” pa grada e uniformë, që i rrijnë rrotull dhe i bëjnë fresk… në të ftohtë dhe i ndezin zjarrë… në mes të diellit. /Ekskluzive.al