Konsumohet masivisht nga gjithë shqiptarët. Dhe nuk mund t’i shpëtojë rritjes së çmimeve.
Së shpejti do të ndryshojë edhe çmimi i kafesë në bare dhe ushqimit në restorante. Fakti bëhet i ditur nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve
Produktet bazike siç është uji dhe kafeja, pavarësisht se plastika është rritur, në bare nuk kanë ndryshuar. Shtrenjtimi i produkteve është amortizuar nga fitimet e bizneseve.
Kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Çmimi i kafesë do të arrijë 1 euro, ndërsa baret që tregtojnë kafe me çmim 50 lekë, kryesisht të lagjeve, nuk do të arrijnë të mbijetojnë, do të mbyllen.
Konsumi në këto struktura shërbimi pati rënie edhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë.
Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit.