Amina Okueva është muslimanja më e famshme në Ukrainë. Ajo ishte një anëtare e forcave speciale antiterroriste të Ukrainës ATO, për më tepër një snajperiste. Por ajo u vra në tetor 2017 në një atentat ndaj bashkëshortit të saj, pas së cilit thuhet se qëndronte vetë Vladimir Putini dhe marioneta e tij çeçene Ramzan Kadyrov.
Po cila është historia e kësaj ukrainaseje të famshmme?
Amina Okueva lindi si Natalia Nikiforova në Odessa në 1983. Ajo ishte fëmija i një babai çeçen dhe një nëne polake. Ishte një modele në Rusi deri në moshën 17-vjeçare, pasi më pas u konvertua në Islam dhe u martua me çeçenin Isa Mustafinov.
Pas martesës ajo ndryshon emrin e saj në Amina. Burri i saj Isa vdiq shpejt në luftën me Rusinë. Amina rimartohet me një tjetër çeçen, i cili më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një spiuni rus. Bashkëshorti i saj i tretë dhe i fundit, Adem Osmayev (Osmayev është tani udhëheqësi i vullnetarëve çeçenë që luftojnë në anën e Ukrainës), është akuzuar për tentativë për të vrarë Vladimir Putinin dhe i ka mbijetuar vetë dy tentativave për vrasje. Pas qëndrimit në Çeçeni, pra pas kthimit nga Ukraina, Amina iu përkushtua studimeve për mjekësi, të cilat i përfundoi me sukses dhe u bë kirurge.
Por në fillim të luftës në Ukrainën lindore, në Luhansk dhe Donetsk, Amina u bashkua menjëherë me luftën së bashku me vullnetarë të tjerë çeçenë. Më vonë ajo u bë anëtare e njësisë speciale anti-terroriste Kyiv-2 si snajperiste. Sipas dëshmisë së bashkëluftëtarëve të saj, Amina ishte e jashtëzakonshme me këtë armë.
Amina dhe bashkëshorti i saj Adem Osmayev janë bërë objektiva të vazhdueshëm të agjentëve të Putinit dhe Kadyrovit. Ndaj, në verën e vitit 2017 ata e pësuan prej kësaj dysheje por që shpëtuan.
Një vrasës me emrin Arthur Abdulayevich Denisultanov u prezantua në mënyrë të rreme si gazetar i gazetës franceze Le Monde dhe organizoi me ta një intervistë në një rrugë në Kiev.
Kur Amina dhe bashkëshorti i saj Adem erdhën për intervistën e planifikuar, gazetari i rremë qëlloi mbi ta. Amina reagoi shumë shpejt, duke arritur ta qëllojë katër herë atentatorin. Atentatori mbijetoi dhe më pas u shkëmbye dhe iu dorëzua palës ruse.
Disa muaj më vonë, u bë një atentat i ri ndaj Aminës dhe bashkëshortit të saj Osmayev. Fatkeqësisht, Amina u qëllua në kokë dhe ndërroi jetë.
Ukrainasit i bëjnë nderim të madh Amina Okuevas. Ndaj në Kiev ka dy rrugë me emrin e saj.
Këto ditë, Adem Osmayev, në krye të vullnetarëve çeçenë, po merr pjesë në mbrojtjen e Ukrainës.