Kryeministri Edi Rama, ka replikuar me ndjekësit në rrjetë sociale, pasi këto të fundit i janë drejtuar lidhur me rritjen stratosferike të çmimeve në vend dhe konkretisht naftën.
Kryeministri është pyetur se si ka mundësi që edhe pse çmimi i naftës po rritet nuk ka asnjë reagim dhe se vetë kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë fakt.
Por në përgjigjen e tij Rama është shprehur se ata që kritikojnë janë “klloun, dordolecë dhe palaço” që nuk marrin vesh nga çështjet e ekonomisë.