Një tërmet i fortë goditi Turqinë mbrëmjen e djeshme me magnitudë 6.7 të shkallës rihter. Sipas informacioneve të fundit është thelluar bilanci personave që kanë humbur jetën, po ashtu dëmet materiale janë të mëdha, deri tani përllogariten 100 ndërtesa të shkatërruara.
22 të vdekur dhe 1030 persona të plagosur. Pas tërmetit, i cili ndodhi në thellësinë 6,75 kilometra nga sipërfaqja e tokës, dhe pas goditjes së parë u raportuan dhe 118 paslëkundje me madhësi që variojnë midis 2.7 dhe 5.4.
Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elaz dje në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.
Pas ngjarjes, në Twitter u shpërndanë video të ndryshme ku tregonin pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë ende të afërmit e tyre, ndërsa vijojnë operacionet e evakuimit për 30 persona që mendohet te jenë nën gërmadha. Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero. Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum dhe Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u zhvendosën në rajon për shkak të tërmetit. Ndërkohë, operatorët e telefonave celularë Turkcell, Vodafone dhe Türk Telekom njoftuan se lejuan internet dhe telefonata falas për qytetarët që jetojnë në rajon e prekur nga tërmeti.
https://twitter.com/i/status/1220791819115606017
https://twitter.com/i/status/1220792474492461058
blob:https://www.youtube.com/a8be8a4c-4d23-47ea-ba1e-0a1f72727583