Alec Baldwin dhe producentët e filmit “Rust” janë paditur nga avokatët e familjes së kinematografes që aktori i njohur vrau me armë zjarri në shesh-xhirim.
Sipas avokatëve të familjes, arma nuk ishte e nevojshme në skenë dhe se vdekja e Halyna Hutchins erdhi nga mungesa e organizimit dhe pakujdesia.
Kinematografja Halyna Hutchins u vra në tetor gjatë xhirimeve të filmit “Rust” kur arma që Baldwin mbante në dorë shkrepi.
Në intervistën e parë në televizion që nga tragjedia, Alec Baldwin tha se ai nuk e tërhoqi këmbëzën në armën që vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins. Sipas raportimeve, aktori besonte se arma ishte bosh. Atij i ishte dorëzuar arma nga ndihmësdrejtori Dave Halls.