E pabesueshme por e vërtetë, ajo që ka ndodhur me një 84-vjeçar në Britaninë e Madhe.
Edhe pse ky shtet, njihet për ligjet e rrepte dhe me prani oficerësh të policisë në rrugët më shumë se çdo shtet europian, duket se 84-vjeçari ia ka hedhur sistemit, pasi ka drejtuar makinën pa patentë për 70 vjet.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai kurrë nuk e kishte siguruar makinën e tij. Shoferi britanik, megjithatë, nuk u kap në një bllokadë ose për një shkelje, por një nga kamerat me regjistroi targën e tij dhe u konfirmua se ai nuk kishte dokumentet e nevojshme.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një supermarketi dhe kur ka mbërritur policia, mezi e kanë besuar atë që kanë parë dhe dëgjuar.
84-vjeçari u ka thënë se ka mësuar të drejtojë i vetëm në moshën 12-vjeçare dhe që nga ajo kohë ka vozitur pa u lodhur për të marrë patentën.
Jo vetëm që nuk kishte diplomë, por as siguracionin e makinës, ishte aq me fat sa nuk e ndaluan as edhe një herë për kontroll gjithë këto dekada!
Kur u arrestua, ai drejtonte një Mini Cuper , që do të thotë se ai ka ndërruar disa makina në ato 70 vjet. Ai e dinte se çfarë po bënte, por zgjodhi të ishte i paligjshëm.
Lajmin e mësojmë nga një postim i policisë lokale në rrjetet sociale, pa sqaruar se cili do të jetë dënimi. Makina me siguri është konfiskuar, pasi në Britani është shumë e zakonshme, madje edhe për dënime shumë më të vogla, krahas të gjitha gjobave të tjera, të konfiskohet makina. /abcnews.al/