Ndërsa pronari me Covid-19 po luftonte me jetën në departamentin e kujdesit intensiv në spitalin Cisanello në Pisa, qeni i tij Stella e cila ndodheshe në shtëpi arriti të ndjente diçka.
E trishtuar ajo po priste me padurim ardhjen e pronarit në shtëpi, por kjo gjë nuk po ndodhte, kështu arriti të dilte nga shtëpia dhe filloi ta kërkonte atë.
Dikush ka raportuar se e ka parë duke ecur në një drejtim sikur kishte një busull sekrete me vetë që e udhëzonte atë në një vend që nuk e kishte parë më parë.
Për të nuk ishte një ecje e zakonshme, e gëzuar dhe e pakujdesshme, por një shëtitje e gjatë e plot gracka dhe zgjati orë e orë të tëra. Mjaft për të merakosur të afërmit e pronarit të qenit, të cilët filluan ta kërkonin kudo.
Pastaj e gjetën atë, dy hapa larg spitalit, ku ndodhej pronari i saj me koronavirus. Ata nuk mund të shpjegojnë se si Stella arriti aty vetëm dhe pa e shoqëruar askush. Ata filluan të bisedonin me të sikur të ishte një njeri. Stellës iu komunikua se pronari i saj i dashur kishte ndërruar jetë.
Stella u adoptua nga një i afërm i pronarit. Tani ajo ka një shtëpi të re dhe mbi të gjitha shumë dashuri dhe një familje të re.