Sipas teorive konspirative, fundi i botës do të ndodhë dje, më 21 Dhjetor 2021. Ky është parashikimi që ka bërë Paul Begley bazuar në kalendarin Maya.
Paul Begley është një pastor që kishte parashikuar fundin e botës më 21 Dhjetor 2020. Kjo nuk ndodhi dhe ai parashikoi sërish fundin e botës në të njëjtën datë, por për vitin 2021.
Konspiracionistët kishin pretenduar se fundi i botës do të ndodhte më 21 Dhjetor 2012, duke u bazuar sërish tek kalendari Maya. Por tani, teoricienët e konspiracionit thonë se data ishte llogaritur gabim. Kështu që sipas tyre, fundi i botës do të ndodhte më 21 Dhjetor 2020.
Në fakt nuk ndodhi asgjë dhe 21 dhjetori është rastësisht ditëlindja e diktatorit sovjetik Stalin (1878-1953), udhëheqës i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në vitet 1924-1953 dhe për disa vite kryeministër i këtij shteti.
Në Europën lindore shtatoret dhe emërtesat e tij u hoqën në vitin 1956. Riemërtesat siç po ndodh në Tiranë, nuk janë vërejtur në asnjë shtet dikur në lindjen komuniste.