Vangjel Grabocka, plaku i mençur dhe i heshtur i ekranit që sot kishte ditëlindjen jeton ende në kujtimet e artëdashësve. Lindi më 15 prill 1913 në fshatin Grabockë të Korçës por familja e tij u vendos në Korçë kur ai ishte i vogël. Pas aktivizimit në lëvizjen Teatrore Amatore të qytetit të lindjes, në vitet ’30, si këngëtar dhe si aktor, u përzgjodh nga regjisori Sokrat Mio për të luajtur rolin e doktor Shtokman në dramën “Arm.iku i Popullit” e Ibsenit, shfaqje që pati sukses të madh në vitin 1935.
Grabocka ishte ndër aktorët që themeluan Teatrit “A.Z. Çajupi” në Korçë, me 1950. Ai luajti në skenën e këtij Teatri shumë role, në 53 vjet karriere, me së shumti role karakteresh. Permendim rolet e tij në shfaqjet:
Rrënjë të thella (Sentori Lengton); Makar Dubrava (Makar Dubrava); Engjëjt e skëterrës (dr. Llokvud); Këneta (Gjik Dolani); Votra e huaj (Martini); Me gjuhen e pushkes (xha Zeneli); Koprraci (Anselmi); Plumbat e shkronjave (Marjani); Lulja e kujtimit (Kristo); Të pamposhturit (Avokat) etj.
Grabocka ka krijuar karaktere komike edhe në interpretimet e tij në shfaqjet e Estradës së Korçes, si dhe ka marre pjese si këngëtar në tri opereta, ndër to opereta e parë shqiptare “Agimi” e K. Konos, me 1953.
Një galeri të pasur rolesh të dyta, ka krijuar edhe në kinematografi, ku vecohen: Bamkë Qylollari të filmi “I teti ne bronz”, rolet e çobanit te “Perballimi” dhe “I treti”, kështu tek “Udha e shkronjave”, “Agimet e stines se madhe”,
“Nëntori i dytë”, “Kush v.des në këmbë” etj. Grabocka u nda nga jeta me 9 prill 2006. Ai mban titullin Artist i Merituar.