-
Kanë nisur përplasjet e para përsa i përket votimit që pritet të kryhet sot për shkarkimin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Paralel me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha do të organizojë referendumin në të gjitha qytetet e vendit, ku do të votohet për shkarkimin e kreut aktual dhe rithemelimin e PD, vendime që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Referendumi do të nisë në orën 08:00 deri më 17:00 dhe tashmë bazat materiale janë shpërndarë dhe pritet nisja e votimit. Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi.
Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë demokratë me të drejtë vote në Bashkitë Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull të cilët do të shprehin verdiktin e tyre në referendum. Janë gjithsej 4 qendra votimi që do të jenë në Pallatin e Sportit, në lokal në qendër të Lazaratit. Në një lokal në Libohovë dhe tek ish-zyra elektorale e
Qarku Korcë ka 9 qëndra votimi, ku 2 prej tyre janë në ish-kinematë dhe 1 në qendrën kulturore të fëmijëve.
Në Durrës, 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre.
Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë pritet të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, ku do votohet në ambjente të mara me qera.
Ndërsa dega e partisë demokratike e Fushë Krujës ka 870 anëtarë. Votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore e ku është dhe zyra e partisë.
Në Berat referendumi do mbahet te Pallati i Kulturës.
Në Shkodër ku dera e Partisë Demokratike vijon të jetë e mbyllur me zinxhirë referendumi mbahet në 9 qendra, dy në qytet 7 në njesitë administrative. Shoqata e ish-të Përndjekurve u rendit në mbështetje të rithemelimit të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë.
Po kështu bëhet e ditur Komisioni i zhvillimit të referendumit në PD-Kukës po bënë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e referendumit për ratifikimin e vendimit nr.6 të Kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Koordinatori i PD-ës Kukës Fasli Gërmizi tha se të gjitha përgatitjet po bëhen në kohë rekord pa asnjë problem. Nesër janë thirrur për të votuar 2400 anëtarë të PD-ës në Kukës në ambientet e sallës së Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”.
Materialet kanë mbërritur dhe janë vendosur në pallatin e kulturës ku do bëhet votimi për referendumin.
Në Sarandë, votimi do të kryhet te dera e degës së PD, pasi kryetari i saj, Vesil Koçiue ka mbyllur zyrën, pasi është nisur drejt Tiranës ku do të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga Basha.