Ndërkohë që vendi është në një luftë të përditshme me ‘armikun e padukshëm’, koronavirusin, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën si zakonisht me disa fjalë të mençura, por që japin një mesazh tepër aktual.
“Aftësia për të imagjinuar kohë më të mira do të thotë që ne nuk kemi lejuar që epidemia dhe frika të na marrin me vete”, është shprehja e David Grossman që kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale.