Konfindustria thotë se çmimet e karburantit në Shqipëri nuk reflektojnë luhatjen e tyre në tregjet ndërkombëtare, prej disa kohësh ka rënie të tyre.
“Konfindustria vëren me shqetësim, se çmimet e karburanteve në tregun vendor, qartësisht të tipit kartel, janë të pandryshueshme ndërkohë, që në të gjitha tregjet botërore dhe në vendet fqinje ka një kah i fortë rënës”, thuhet në një deklaratë të saj.
Sipas Konfindustrisë, se nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi pasojat do të jenë edhe më shkatërruese për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare.
Në bursat ndërkombëtare, vijon deklarata, çmimet e karburanteve kanë rënë në pothuaj 21 për qind të cmimit më të lartë të vitit. Vetëm krahasimisht 24 nëntorit 2021, çmimet e karburanteve kanë rënë mesatarisht me 12 për qind.
Më tej, Konfindustria krahason lëvizjet e çmimeve në tregjet e vendeve të rajonit për karburantet.
“Në Maqedoninë e Veriut, agjencia rregullatore e karburanteve javën e fundit vendosi për uljen e ndjeshme të çmimit të karburanteve. Çmimet në Maqedoninë e Veriut edhe para uljes së fundit ishin mbi 30 për qind më të ulta se në Shqipëri”, thotë deklarata.
Reagimi mbyllet me kërkesën drejtuar politikës për të krijuar Entin Rregullator të Karburanteve, sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut, që do të korrigjonte, sipas Konfindustrisë këto deformime të tregut dhe caktimin e çmimeve të tipit kartel.
Tregu i karburanteve në Shqipëri, ka 1.5 miliard dollarë dollarë qarkullim vjetor dhe kap 10 për qind të PBB-së.