Në Elbasan nis takimi i 7 –të i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë. Kryeministri Edi Rama ka dalë të presë homolgun Albin Kurti me çadër për shkak të motit të keq. Ky i fundit ka bërë që ceremonia të shmanget.
“Lajm që do të gëzojë”/ Rama i bën propozimin me shumë rëndësi Albin Kurtit: Nëse je dakord…
(VIDEO) Nis mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Rama mesazh të qartë:
E sjellim bashkëpunim e dy shteteve më pranë njerëzve. Zbardhen marrëveshjet e rëndësishme që pritet të arrihen
Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Rama tregon hapat drejt arritjes së një tregu të përbashkët dhe jep lajmin e mirë: Së shpejti…
“Do kishim dashur tju prisnim me diell por shpresoj që gjithë ky shi dhe këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur I mirë. Është kënaqësi të jemi bashkë” e nisi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama përpara ministrave të dy kabineteve qeveritare.
Rama pranoi se mbetet sfidë e përbashkët rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve.
“Do të them diçka që do të gëzojë, në mbledhjen e fundit kemi dhe do punojmë që vitin e ardhshëm të kemi gati abetaren e unifikuar. Nëse bie dakord ta kemi një në Shqipëri e në Kosovë, që të gjithë të mësojnë në gjuhën shqipe. Do na duhet punë për të bërë një libër të shenjtë dhe laik”, tha Rama.