Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është dorëzuar në Apel nga Gjykata e Lartë, pas marrjes së vendimit se kjo çështje do rigjykohet edhe njëherë tjetër nga togat e zeza të Apeli të Posaçëm.
Këtë të enjte pritet që dosja të shqyrtohet, e pasi të caktohen anëtarët që do shqyrtojnë çështjen do vendoset edhe për datën se kur do zhvillohet seanca e parë ndaj Tahirit. Ish ministri u dënua me 5 vite burg nga Shkalla e Parë, vendim i cili u konvertua në 3 vite shërbim prove.