Kojliku qeros një specie e rrezikuar në nivel global është shfaqur në Shqipëri pas 400 vitesh, falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian.
Një individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës. Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor.
Në shekullin e 17-të, Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në SHqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale.
‘Kojliku qeros, kjo specie e Rrezikuar në nivel global, shfaqet edhe në Shqipëri pas më shumë se 400 vitesh mungesë falë zbatimit të projekteve LIFE të Bashkimit Europian. Një individ mashkull, i quajtur NOVA është tani në zonën e Malësisë së Madhe, pranë brigjeve të liqenit të Shkodrës.
Kojliku qeros, është një specie shtegtare, dikur e pranishme deri ne shekullin e 17-të në Europë si në Francë, Zvicër, Gjermani, Austri dhe Ballkanin perëndimor. Në shekullin e 17-të , Kojliku qeros u zhduk si pasojë e presionit kryesisht nga gjuetia.
Në kuadër të një projekti LIFE+ Biodiversity të BE-së, të zbatuar nga partnerë në Austri, Itali dhe Gjermani, specia është reintroduktuar në Europë dhe tashmë ka një koloni folezuese në Burghausen (Gjermani). Përvec rëndësisë së këtij projekti për konservimin e species, prania në Burghausen ka rritur shumë numrin e vizitorëve duke ndihmuar ndjeshëm në përmirësimin e ekonomisë lokale.
Kjo ngjarje e jashtëzakonshme, prania e species për herë të parë në SHqipëri pas 400 vitesh, duhet të kthehet në një event madhështor për larminë biologjike të Shqipërisë dhe të forcojë bindjen se mbrojtja e biodiversiteti i shërben shumë ekonomisë lokale. Ne jemi shumë krenarë të mund të ndihmonim sadopak në konservimin e kësaj secie Globalisht të Rrezikuar në natyrë. Së bashku mund t’ia dalim!’- shkruan Albanian Ornithological Society në rrjetet sociale.