Nga Halit Valteri
Maxhoranca propozon nepermjet nje drafti,që mosbindja ndaj rregullave të dënohet me gjobë dhe me burgim deri në gjashtë muaj.
Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Ndërkaq parashikohet deri në 5 vite burg për ato biznese që thyejnë urdhrat.
Pra, nëse thyen karantinën policia nuk mjaftohet vetëm gjobë por mund të dënohesh edhe deri 10 vite burg. Ndërkaq nëse thyen karantinën e infekton të tjerë, parashikohet 3 deri në 10 vite burg. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Pasi konstatova,verej:
Se drafti del haptazi ne shkelje me kushtetuten,konkretisht:
1.Eshte shkelur neni 17 paragrafi 2 I kushtetutes,pasi cenohet proporcionaliteti I masave te marra,duke demtuar rende thelbin e tyre.
2.Ka nje vendim te Gjykates Kushtetuese mbi nje ceshtje te ngjashme me rastin ne fjale,sa I takon nderhyrjes se ligjvenesit duke percaktuar edhe kriteret e denimit per rastin ne fjale,duke nderhyre edhe ne parimin e ndarjes se pushteteve.( Vendim Nr: 9 Date: 26.02.2016)
3.Per me teper,Neni 83,paragrafi 3 I Kushtetutes,ndalon shprehimisht proceduren e pershpejtuar per shqyrtimin e projektligjeve percaktuar ne nenin 81 parag 2,po i Kushtetutes,ku perfshihen edhe kodet.
4.Eshte shkelur zbatimi I rregullores se Kuvendit,si derivat I pikes 3 me lart.
Sa me siper,me lejoni te them se,drafti I paraqitur per shqyrtim,paraqet ndryshime spontane dhe te paqarta.Nuk shpjegohet ne asnje vend te saj pse duhen denuar shtetasit e saj me 15 vjet.
Ne keto raste vlen te theksohet qe eshte thelbesore te provohet dashja e veprimit.Eshte e pamundur te provohet ne menyre empirike qe pasoja ka ardhur si pasoje e veprimeve qe ka kryer dikush,rasti konkret,infektimi me Covid19
Kemi te bejme me nje situate hipotetike qe nuk mund te provohet.
Duke shtuar me tej,eshte alogjike te mendohet qe per nje veper te shkaktuar nga pakujdesia,te denohesh 15 vite,ne momentin qe kodi penal percakton se per vrasjet e shkaktuara nga pakujdesia maksimumi I denimit eshte deri 5 vite. (Neni 85 Kodi Penal )
“Vrasja nga pakujdesia
Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”
Kjo eshte nje ceshtje subjektive,pasi nuk mund te provohet pasoja,nga dashja e individit ne rastin ne fjale,edhe nese ai shkel rregullat.