Shqipëria ka marrë mbrëmjen e djeshme në “Wembley”, një disfatë turpëruese ndaj Anglisë me rezultatin e thellë 5-0.
Të pestë golat kuqezinjtë i pësuan që në pjesën e parë, por fatmirsisht në 45 minutat e pjesës së dytë Anglia e uli rendimentin e lojës duke mos shënuar më në portën tonë.
Përveçse rezultatit, ajo që ra në sy ishte loja e skuadrës që ishte skandaloze duke qenë totalisht të ç’organizuar.
Pas kësaj disfate kritikat në drejtim të trajnerit dhe drejtuesve të FSHF-së(të cilët fshihen nga ekranet sa herë pësojmë kështu lloj humbjesh) nga tifozë dhe opinionistët sportiv kanë qenë mjaft të mëdha.
Megjithatë në rrjet janë publikuar disa pamje se si delegacioni i FSHF-së i udhëhequr nga kreu i saj Armando Duka dëfrehet mes muzikës tallava, balerinave, dhe hedhjes së parave.
Video i përket udhëtimit në Bjellorusi, ku shihet shfernimi se si Duka i veshur me fanellen e Shqipërisë që në këtë rast e ka përdhosur, ulet në gjunjë me një gotë verë dhe shijon kërcimin e disa balerinave dhe më pas u hedh para.
Nuk dihet ende nëse një gjë të tillë e kanë bërë dhe në Angli, për të larguar sadopak mërzitjen nga humbja. (TemA)