Një djalë i vogël me njohuri gjeniale ka habitur së fundmi profesorët me inteligjencën e tij thuajse jashtëtokësore, teksa thotë se ështrë nga planeti Mars dhe se është rilindur në tokë.
Boriska Kipriyanovich, nga Volgogradi në Rusi, thotë se ka jetuar më parë në planetin e kuq si marsian, para se të niste një jetë të re në tokë.
Inteligjenca e tij personale së bashku me njohuritë për hapësirën kanë çuditur shkencëtarët nëpër botë. Boriska ishte vetëm 11 vjeç kur dha paralajmërimin e tij për tokën, në një video që u bë shpejt virale në vitin 2017, shkruan tabloidi britanik The Sun.
“Jeta njerëzore do të ndryshojë kur të hapet…”/
Ai pretendon se specia e tij është shfarosur nga një konflikt bërthamor mijëra vjet më parë dhe trembet se edhe planeti ynë do të ketë të njëjtin fat.
“Shkencëtari” i vogël paraljamëron se edhe toka do të ketë të njëjtin fat si njerëzit e tij prandaj thotë se është këtu me një mision për të shpëtuar nejrëzimin.
I riu “kujton” se si më parë ishte një pilot marsian që kishte fluturuar në tokë pasi planeti i tij u shkatërrua nga lufta me dy llojeve të qenieve.
“Jeta njerëzore do të ndryshojë kur të hapet…”/
Megjithse thotë se kishte pak të mbijetuar, ata që ekzistojnë po ndërtojnë vendbanime të mbrojtura dhe dhe armë të reja.
Djali shton se është rilindur në tokë bashkë me “të tjerë” që mrekullisht i mbijetuan konfliktit dhe tani duan të shpëtojnë racën njerëzore nga i njëjti fat.
Sipas Boriska – shumë marsianë janë të pavdekshëm dhe ndalojnë plakjen në moshën 35 vjeçare.
Ata janë shumë të gjatë kanë treknologji të avancuara dhe mund të bëjnë udhëtime të largëta hapësinore.
Djali thotë: “Mbaj mend kur kam qenë 14 ose 15 vjeç. Marsianët luftonin gjithë kohës me njëri-tjetrin, edhe unë kam marrë pjesë në sulme ajrore me një shokun tim”.
“Ne mund të lundronim në kohë e në hapësirë me anije të rrumbullakëta, ndërsa vinim për të mbikqyrur jetën në tokë me anije trekëndëshe. Anijet hapësinore marsiane janë të komplikuara.”
Boriska thotë se ai the speciet e tjera masiane merrnin frymë me dyoksid karboni dhe kur vizitonin tokën merrnin ca me vete.
Madje ai shton se “sekreti për të gjithë jetën njerëzor mund të zbulohet nga brenda Sfinksit të Madh në Egipt”, pasi ka fluturuar aty gjatë jetës së tij të mëprshme.
“Jeta nejrëzore do të ndryshojë kur të hapet Sfinksi, ka një mekanizëm hapjeje diku afër veshit, nuk më kujtohet mirë”.
Nëna e Boriska thotë se dinte se ishte një fëmijë i veçantë pasi ai mund të mbante kokën ngritur pa mbështetje kur ishte vetëm dy javësh.
Doktorët thonë se ai nisi të flasë vetëm disa muaj pas lindjes dhe kur ishte një vjeç e gjysmë mund të lexonte, vizatonte e pikturonte.
Prindërit e tij insistojnë se asnjë herë nuk i kanë mësuar gjëra për planetet edhe pse shpesh flet për Marsin, civilizimet aliene apo mrekulli të tjera të hapësirës.