Leximi i dorës, është një praktikë shumë shekullore. Mendohet se ai e ka origjinën në Indi, edhe pse është vënë re në të gjithë globin, sidomos në Evropë dhe Greqi.
Në veçanti populli rom, i’a mësoi dhe përcolli artin e tregimit të fatit pjesës tjetër të botës, përfshirë leximin e dorës, për shkak të natyrës së tij kryesisht nomade.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Leximi i dorës ndodh nëpërmjet përdorimit të vijave që gjenden në pëllëmbën e dorës, për të kuptuar karakteristikat apo të ardhmen e një njeriu. Karakteristikat e ndryshme të pëllëmbës dhe gishtërinjve, sinjalizojnë shenja të ndryshme për lexues të ndryshëm të dorës, ndonëse disa koncepte janë të zakonshme.
Leximi i dorës njihet ndryshe edhe si palmistikë dhe kiromanci. Lexuesit e dorës studiojnë duart në përgjithësi, pastaj fokusohen tek vija dhe shenja specifike, të tilla si ato të shëndetit, pasurisë dhe lumturisë, të cilat ndajnë dorën nga parakrahu në zonën e kyçit të dorës.
Në përgjithësi konsiderohet si një gjë e mirë nëse vijat janë të thella, të forta dhe të ngushta. Në përgjithësi, origjina e leximit të dorës është disi e mjegullt. Pjesa më e madhe e praktikës së leximit më modern të dorës erdhi nga Greqia e lashtë, edhe pse janë gjetur prova tëekzistencës së kësaj praktike në Kinë, Persi, Mesopotami, Egjipt dhe Tibet.
Grekët e famshëm si Aristoteli, Hipokrati dhe Anaksagora kanë shkruar mbi pikëpamjet e tyre individuale këtë praktikë. Një libër i veçantë, i shkruar nga Hispaunusi, u gdhend me ar dhe iu dorëzua Aleksandrit të Madh. Por tregimi i fatit nga popullata rome, që përfshinte leximin e dorës, nisi në Indinë Veriore.
Ai praktikohej me gjasë nga kasta e Brahminëve (priftërinjve). Ka të ngjarë që praktika indiane e leximit të dorës, të jetë edhe më e vjetër se ajo e Greqisë apo Kinës së Lashtë. Samudra Rishi, ishte studiuesi i parë indian që shkroi për leximin e pëllëmbës.
Ai u pasua nga shumë të tjerë. Romët e kanë origjinën në rajonin verior të Indisë, Panxhab, si një popull nomad. Ata depërtuan në Evropë midis shekujve IX–XX. Evropianët besuan gabimisht se ata vinin nga Egjipti, dhe për këtë arsye i quajtën “ciganë” (gypsi).
Ky është një term përçmues dhe buron është nga një rrënjë greke e një fjale që do të thotë “i paprekshëm”. Romët e praktikojnë ende sot tregimin e fatit përmes leximit të dorës, dhe grupe të ndryshme njihen për praktika të ndryshme.Leximi i dorës ishte një praktikë shumëpopullore në Mesjetë, dhe si për ironi i përdor nga gjuetarët e shtrigave.
Këta të fundit, panë tek shenja të veçantë të dorës së dikujt, provat e një pakti të personit me Djallin. Në atë kohë, mjekësia nuk ishte ende aq e avancuar sa t’i bindte njerëzit që jetonin në zonat rurale, se një sërë nishanesh dhe shenjash në anën e pasme të dorës ishin të padëmshme.
Leximi i dorës mbeti shumë në modë gjatë gjithë epokës së Rilindjes, megjithëse sundimtarët nuk ishin gjithmonë fansa të saj. Kështu në Anglinë e viteve 1530, kjo praktikë nuk njihej zyrtarisht. Një nga statutet e mbretit Henrit VIII, e quante këtë praktikë “një mjet dinak për të mashtruar njerëzit”.
Por gjatë viteve 1650, Evropa u pushtua nga pseudo-shkencat; ndaj nisën të shfaqen shumëlibra mbi leximin e dorës. Studiuesit nisën të kërkonin arsye shkencore pas kësaj praktikemijëravjeçare. Shkenca, magjia dhe feja, kanë pasur gjithmonë një bashkëjetesë të vështirë në të gjithë botën.
Ndaj kishte ardhur koha që shkenca ta largonte magjinë nga vendi i saj. Shumë shpejt,“kirologjia” filloi që të zëvendësonte leximin e dorës. Edhe pse ishte e njëjta gjë, një emër shkencor ishte një përpjekje për të racionalizuar disi këtë praktikë.
Njëherazi, shkencëtarët meshkuj filluan që t’i dëbojnë femrat fallxhore nga profesioni i tyre, për ta bërë atë më interesante për shtresën e lartë britanike. Leximi i dorës u bë edhe mëpopullor gjatë shekullit XIX për shkak të përpjekjeve të fallxhorëve të njohur si UilliamBenham, Kazimir d’Arpentiji dhe Uilliam Uorner. Ky i fundit shkroi një libër mbi leximin e dorës që kur ishte vetëm 13 vjeç, dhe ishte i njohur për klientët e tij të pasur.
Njerëzit që merren sot me leximin e dorës, e kombinojnë shpesh atë me psikologjinë dhe shërimin holistik. Në varësi të praktikuesit, përdoren edhe metoda të tjera të hamendësimit. Nga ana tjetër kjo praktikë dënohet nga fetë kryesore.
Myslimanët nuk lejohen të marrin pjesë në lojërat e fatit. Po ashtu ata nuk lejohen të kërkojnë njohuri për veten e tyre përmes mjeteve supersticioze, apo nëpërmjet një perëndie ose perëndeshë tjetër. Parashikimi supersticioz përfshin sigurisht edhe leximin e dorës, astrologjinë, gjeomancinë, dhe metoda të tjera të ndryshme të tregimit të fatit.
Edhe Bibla e ndalon praktikimin e leximit të dorës, edhe pse ajo shfaqet në tekstet e lashta judaike. Dermatoglifi është një disiplinë shkencore që studion modeleve e kreshtave në lëkurë, sidomos ato të pëllëmbëve dhe majave të gishtave.
Ai përdoret shpesh në kriminologji për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve, dhe është shpesh jetik identifikimit formal dhe për lidhjen e një të dyshuari me një skenë krimi. Modelet e kreshtave të të gjithëve njerëzve janë krejtësisht unike.
Ato janë krijuar që në barkun e nënës, duke u formuar si rezultat i modeleve të stresit. Kreshtat papilare (në pëllëmbë dhe shputat e këmbëve) formohen herët, dhe janë të pandryshueshme gjatë fazave të mëvonshme të shtatzënisë.
Disa sëmundje lënë shenjat e tyre treguese tek pëllëmbët dhe kreshtat e gishtave. Shkencëtarët kanë kataloguar sëmundje të ndryshme gjenetike me gjurmë të pazakonta nëduar. Për shembull, skizofrenia, alergjitë e caktuara dhe alkooli në shtatzani, lënë që të gjitha modele specifike të gjurmëve të gishtërinjve. / Marrë me shkurtime nga Grunge – Bota.al