Maurice Kuchly (Koechlin) është dizenjuesi i të famshmes Kulla Eiffel. Mbi vizionin e tij, inxhinieri Gustave Eiffel ndërtoi “stacionin e dashurisë” për gjithë globin, dedikuar të dashurës së tij, Adrienne.
Mimoza Kuchly e martuar me një pinjoll të dinastisë franceze tregoi mbi jetën e saj në Paris, njohjen me të shoqin, lidhjet e forta me Shqipërinë, ndikimin tek çështjet e lirisë së gruas dhe u ndal me shumë përkushtim tek lidhja e saj me dizenjuesin e Kullës Eiffel, që është dhe paraardhës i të shoqit.
Ajo zbuloi se kujt i dedikohet ajo kullë dhe roli që Maurice Kuchly ka pasur edhe tek statuja e Lirisë, dhuratë e Francës për SHBA. Në bisedë më moderatoren Brunilda Lahe, Mimoza u ndal edhe tek stili i jetës dhe mënyra si të rrëmben rutina e salloneve të famshme franceze ku rituali i çajit është në kult.
Mimoza foli edhe për filmin me të njëjtin titull dedikuar mistereve te Kullës Eiffel dhe romancës që ndikoi në të gjithë globin.