Arrestohet një oficer policie në DVP e Elbasanit. Arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime bëjnë me dije se është vënë në pranga oficeri i njësisë FAST, Sokol Fana, 26 vjeç i cili ka kërkuar para nga një shtetasi me iniciale K.H.
Mësohet se Fana kishte mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij FAST për llogari të drejtësisë italiane duhet ti paguante Fanës 7 mijë euro, i cili pas verifikimeve rezulton se nuk ka asnjë problem me drejtësinë italiane.