Nisma për krijimin e “Open Balkan” ose njohur ndryshe si mini-Schengen është propozuar për herë të parë nga ish-Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, në fillim të viteve 1990. Ideja e Nanos ishte për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike në Gadishullin Ballkanik. Por, kjo ide nuk u elaborua më tej asokohe për shkak të nisjes së luftërave në ish-Jugosllavi.
Një iniciativë të tillë e ka rikthyer në tryezën e diskutimit Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimeve të mbajtura në kuadër të Procesit të Berlinit. Në vitin 2018, Rama propozoi një ide të tillë për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes vendeve të rajonit. Planet për krijimin e “Open Balkan” u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 Tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë.
Më pas pati dy takime të tjera të liderëve të tre vendeve më 11 Nëntor 2019 në Ohër dhe më 12 Dhjetor 2019 në Tiranë. Më 29 Korrik 2021 në Ohër Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave.
Serbët dhe shqiptarët përbëjnë dy etnitë dominuese në “Open Balkan” duke pasur një shtrirje të popullsisë në të paktën tre shtete.
Të tre vendet së bashku kanë një GDP prej 88 miliardë Dollarë. Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm këto tre vende ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen. Kosova nuk ka marrë pjesë në takimet për këtë iniciativë edhe pse Marrëveshja e Uashingtonit parashikonte se Beogradi dhe Prishtina do t’i bashkoheshin mini-Schengen.
Kurse Bosnje-Hercegoniva dhe Mali i Zi pavarësisht ftesave janë deklaruar se do të mbeten spektatore. Synimet e “Open Balkan” janë të ofrojë mundësi më të mëdha për tregti, shkëmbime studentore dhe të inkurajojë integrimin në BE në shtetet anëtare, ndër të tjera.
Qytetarëve të shteteve anëtare do t’ju duhet vetëm një kartë identiteti për të vizituar shtetet e tjera anëtare, duke kursyer kohë në pikat kufitare. Kjo zonë ekonomike përgatit vendet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe tre shteteve të tjera të rajonit.
Në këtë bashkëpunim rajonal, mallrat dhe kapitali mes këtyre vendeve do të kalonin më shpejt dhe do të kurseheshin më shumë se 30 milionë orë duke kaluar kufijtë e këtyre tre vendeve çdo vit. Vlerësimi i projekteve të Bankës Botërore do të kursejë 3.2 miliardë dollarë, nga të cilat, sipas presidentit Vuçiq, Serbia do të kursente të paktën 1.5 miliardë dollarë.
Më 29 Korrik 2021, Vuçiç, Rama dhe Zaev morën pjesë në forumin për bashkëpunim ekonomik rajonal në Shkup, ku nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e mallrave, aksesin në tregun e punës dhe bashkëpunimin në mbrojtje nga fatkeqësitë. Është rënë dakord për pranimin e ndërsjellë të diplomave dhe kualifikimeve të punës, duke i bërë të gjitha forcat e punës më fleksibël dhe më të disponueshme dhe duke tërhequr kështu më shumë investime.
Të frustruar nga vonesat në marrjen e anëtarësimit në BE për vendet e tyre, tre liderët ballkanikë nënshkruan marrëveshje për të hapur kufijtë e tyre kombëtarë për qytetarët dhe produktet e njëri-tjetrit më 1 Janar 2023, pa kufizime.
Nisma e “Ballkanit të Hapur” ka marrë se fundmi mbështetjen e hapur nga administrata amerikane që e konsideron atë si proces plotësues me nismat e tjera rajonale në zhvillim e sipër si Procesi i Berlinit ndaj i kane bërë thirrje edhe Prishtinës, Sarajevës e Podgoricës t’i bashkangjiten kësaj iniciative.