Sot u publikua një lajm që Miss Internacional Shqipëria dhe Kosova na paskan pozuar me tre gishta lartë dhe për këtë qenkan shumë të irrituar me mis Serbinë i cila i kishte mashtruar të bënin një gjë të tillë .
Na fakt janë këto dy biba që e mashtruan Miss Serbinë të bënte shqiponjën me dy kren, simboli Shqipëris Etnike, ndërsa është krejt e kundërta dhe gjithë publikuesit e këtij lajmi të turpshëm duhet të mësojnë dhe të dinë diçka për gjërat që publikojnë
Tre gishtat nuk jane simbol serb por simbol i krishtere pasi simbolizojne Trinine e Shenjte (Atin,Birin dhe Shpirtin e Shenjte) pra Perendine.
Sipas shkencëtarit politik Anamaria Dutceac Segeste, rëndësia e përshëndetjes është e shumëllojshme: megjithëse është përdorur nga nacionalistët, ajo nuk mund të monopolizohet si e tillë; ajo është përdorur pa konotacione agresive nacionaliste, d.m.th. në ngjarje sportive, nga kundërshtarë të Millosheviçit, nga presidenti Boris Tadiq gjatë Lojërave Olimpike Verore të vitit 2008, etj.
T’i ua atribuosh serbeve si simbol kombetar eshte gabim trashanik ose thjeshte injorance. Eshte njesoj sikur te thuash qe dy gishtat jane simbol i PD-se nderkohe qe eshte simbol universal i Fitores.
Te Trinia e Shenjte besojne te gjithe te krishteret prandaj edhe simboli i tre gishtave eshte universal dhe nuk simbolizon kombesine serbe. Serbet jane ortodokse si edhe shume popuj te tjere si dhe nje pjese e shqiptareve, por nuk jane pronare te simboleve te ketij besimi dhe as njehsohen me ortodoksine. Te jesh Ortodoks nuk do thote te jesh serb, rus, grek apo shqiptar.
Serbet bejne te njejten gje qe bejne edhe talebanet dhe ekstremistet islamike: Perdorin fene per qellimet e tyre etnike dhe shoviniste. Ekstremizm Fetar + Nacionalizem shovinist = Shfarosje ose gjenocid.
Një artikull i lajmeve Politika i vitit 1998 fliste për “demonizimin shumëvjeçar” të përshëndetjes, “i cili tashmë kishte hyrë në katalogun e gjesteve planitare”, së bashku me grushtin e mbyllur, pëllëmbën e shtrirë dhe shenjën V. /Ekskluzive.al