Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë të prekur me Covid-19.
Sipas komunikatës, personat në fjalë kanë qenë me sëmundje shoqëruese. Bëhet fjalë për një pacient nga Prishtina rreth moshës 59 vjeç dhe një paciente nga Korisha e Prizrenit rreth 70 vjeç.
Në Kosovë numri i të infektuarve nga koronavirusi është 148 kurse numri I viktimave është 3.
Në Malin e Zi autoritetet kanë raportuar për 223 raste të prekur nga koronavirusi teksa në vend ka deri tani 2 viktima.
Në Serbi situata duket e rënduar prej emergjencës shëndetësore teksa janë rritur në më shumë se 1900 rastet positive me Covid-19 kurse numri i viktimave është 51.
Në Greqi autoritetet kanë njoftuar se totali I të infektuarve nga koronavirusi është rritur në mbi 1730 kurse numri i viktimave është 73
Në Maqedoninë e Veriut rastet positive me Covid-19 është 555 për një total viktimash prej 21 personash.
Në Shqipëri 377 raste positive me Covid-19 dhe 21 viktima në total