Nga Hasan Bello
Deklarata e Dervish bej Bicakut (1874-1952) kur humbi zgjedhjet si deputet ne parlamentin osman
Dervish beu ishte nje nga pinjollet e familjes se njohur elbasanase Bicaku. Ai do te luaj nje rol te rendesishem ne fazen e fundit te Rilindjes Kombetare, gjate e pas Shpalles se Pavaresise. Ne popull ai njihet si kryetar i Kongresit te Elbasanit (1909), ku do te mare persiper edhe detyren e kujdestarit per mbledhjen e ndihmave per shkollen Normale; me vone si delegat i Peqinit ne Kuvendin e Vlores etj.
Nje detaj interesant eshte deklarata qe ai do t’i bej drejtuesve te klubit xhonturk pas humbjes se zgjedhjeve si kandidat i pavarur i sanxhakut te Elbasanit ne zgjedhjet e vitit 1912.
“Te me besoni se jam gezue ma teper se ju per humbjen qe pesova, sepse tue me luftue mue, i dhate shkas te fitonte kandidati i Struges, patrioti dr.Ibrahim Temo, i cili, misionin e deputetit per te miren e Shqipnise, ka me dijte me e krye shume ma mire se une”