Tre helikopterë të ushtrisë serbe kanë fluturuar sot afër kufirit me Kosovën në Jarinjën, ndërsa tensionet mes dy shteteve janë rritur gjatë orëve të fundit.
Zëdhënësja e Nato, Oana Lungescu bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.
“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu.
Qeveria e Kosovës me në krye Kurtin vendosën reciprocitetin për targat. Serbia nga ana e saj nuk e priti mirë këtë hap të Kosovës.
Pas vendosjes së trupave serbe në gadishmëri ku dhe ministri i jashtëm i Serbisë bëri të ditur se janë të gatshëm për çfarëdolloj gjëje që mund të ndodhë dhe do të mbrojnë popullin serb.
Vuçiç gjithashtu kërkoi që të vihej në zbatim Marrëvshja e Brukselit për krijimit e Asociacionit të Komunave Serbe.
Kurti u shpreh se është i gatshëm për dialog por akoma nuk ëshët bërë e mundur aritja e një nisme të tillë nga dy shtetet.