Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet për videon e publikuar dje në media ku shfaqej kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar lëndë të dyshuar kokainë në ambientet e një lokali.
Burime bëjnë me dije se SPAK, ka nisur verifikimet për kryebashkiakun, mbi dyshimet se është i përfshirë në prodhim dhe shitje narkotikësh.
Pasditen e sotme, rreth orës 5, Alla pritet të paraqitet në prokurorinë e Posaçme për të dhënë versionin e tij për videon. Në prokurori, është thirrur dhe gazetari që ka publikuar videon.