Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Itali mëngjesin e sotëm, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme.
Pak minuta më parë nëpërmjet një video në rrjetet sociale, kryeministri Rama na tregoi se i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio, Rama ka shkuar drejt një salle të madhe për të ngrënë mëngjesin.
Vihet re se atje Ramën e priste i gjithë shtabi i qeverisë italiane. Ndërkohë ka qenë Di Magio që i ka prezantuar me kryeministrin tonë.
Gjithçka në pritje duket e përsosur, nga arredimi deri tek mikpritja që stafi ka treguar ndaj Ramës.
Mirëpo, kamerat nuk u lejuan për shumë gjatë, duke vazhduar mëngjesin në privatësi të plotë.
Kujtojmë që Rama pritet të takohet në orën 10:30 me homologun italian Giuseppe Conte për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2595013937213333/?t=0