Ky projekt mjaft i rëndësishëm u jetësua fill pas nisjes së Reformës në Drejtësi, i konceptuar dhe i monitoruar nga afër nga partnerët tanë të rëndësishëm amerikan dhe europian. E s’kishte si të ndodhte ndryshe, kush ka “skelete në dollap”, minimalisht duhet të mos jetë pjesë e politikës, e fill pas të hetoen për gjithë çfarë i kanë bërë këtij vendi.
Në këtë fazë të drejtësisë, jemi ende në largimin e gjithë kontigjentit të inkriminuar nga pozicionet publike ose drejtuese, edhe pse Reforma në Drejtësi nuk duhet të ishte kaq e brishtë, por të çonte para drejtësisë këdo e kurdo, për të dhënë llogari për krimet tyre.
Por gjithmonë ka ekzistuar një kontigjent ham-hamash, që lehin sa herë gjejnë mundësinë, pa turp e pa teklif, ku vetë janë zhytur deri në gryk me llumin e padrejtësisë, por hiqen pazarit si qelibar, sepse për fat të keq kësaj race nuk ia ka këputur gjuhën akoma çekiçi i drejtësisë.
Një ndër këta është Tit Vasali, nënkryetari i LSI, i cili edhe pse nuk i lejohet të shkel në SHBA, flet për drejtësi të munguar, për pushtetarë të inkriminuar, e ndoshta me të drejtë, por harron të përmend se në të njëjtin kallëp bënë pjesë partia e tij dhe ai vetë.
Burimet konfidenciale për ekskluzive.al, pohojnë se Lefter Koka “nuk e kalonte dot prej kohësh oqeanin”, e më shumë se sa krimi zgjedhor që përmend Vasali, ndoshta heqja dorë e tij nga mandati i deputetit ka të bëj me veprimtarinë e tij politike në të kaluarën, e cila nuk gjen të ardhme në PS, pasi SHBA e cilëson si një person të korruptuar, të padenjë për të vazhduar karrierën e tij në politikë.
Si Lefter Koka dhe Tit Vasili, ka ende kontigjent të korruptuar në politikë, që po spastrohen dhe do të largohen me hir apo me pahir, për t’i hapur rrugë individëve me personalitet dhe kontribut të veçantë në shoqëri, e jo një tufe hajdutësh, dallkaukësh e maskarenjsh, që me një dorë kanë falur tenderat e me tjetrën kanë kërkuar haraçin.
Të gjithë këta që lehin e çirren, bëjnë sikur kanë harruar se kush janë dhe kush ishin, duke shpresuar se mund të na mbushin mendjen t’i rikthejmë aty ku ishin, për të na bërë sërish gjëmën.
Ndaj, të shohësh Tit Vasalin “që nuk e kalon dot oqeanin”, të komentoi largimin nga politika të Lefter Kokës, ish kolegut “non grata” dhe ish ministrin e partisë… është maskarallik./Ekskluzive.al
Ja çfarë shkruante Tit Vasili që “nuk e kalon dot oqeanin” për dorëheqjen e Lefter Kokës dhe Najada Çomos:
“Është e qartë se ideatori dhe përgjegjësi i vetëm për këtë shkatërrim zgjedhjesh është vetëm Edi Rama dhe asnjë lloj loje, e asnjë lloj kozmetike me largime apo gjoja tërheqje në kohë, apo tërheqje parakohe të këtyre personazheve nuk zbeh por rëndon përgjegjësinë e Edi Ramës, si shkatërruesi, tashmë e provuar të zgjedhjeve të 25 prillit.
Nuk ka asnjë lidhje lënia e mandatit me përballjen me drejtësinë. Drejtësia ka depozituar fakte shumë të rënda dhe të rëndësishme, të cilat nuk ka asnjë pazar që mund t’i shmang, pra thënë më thjesht, ne do lëmë mandatin dhe ju mos na ndiqni penalisht, nuk kanë asnjë lidhje.
Edhe kandidimi ka qenë një faj për Edi Ramën, dhe është përgjegjësia e tij, që shkatërroi procesin zgjedhur duke futur të inkriminuar. Drejtësia duhet të kish vepruar që dje”,-tha ai.
Nuk është aspak e çuditshme, që i gjithë kontigjenti i korruptuar apo edhe ai i inkriminuar i politikanëve, qofshin këta të rinj apo të vjetër… të largohen pa nisur ose pa përfunduar mandatin e tyre politik.