Sot në mëngjes doli informacioni zyrtar ku u njoftua se numri i të infektuarve është shtuar me 20 të tjerë, ndërkohë u tha se janë testuar më shumë se zakonisht.
Kryeministri Rama pyetur nëse sa mund të jetë në të vërtet numri i të infektuarve në Shqipëri tha:
“Nuk kam një ide të tillë, por di që 60 % e njerëzve do ta marrin ose e kanë marrë. Virusi nuk ndalet virusi do bëj të vetën. Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet ta ngadalësojmë përhapjen e tij dhe aspekti tjetër është që, duke e marrë virusin shumica dërrmuese faktikisht nuk ndjen asgjë dhe imunizohet. Nuk e di sa janë por di që patjetër që ka më shumë që e kanë se sa ata që janë të testuar. Ata që testohen janë njerëz që kanë simptoma përtej një kolle të thjeshtë apo një temperature të lehtë. Nëse ne do vazhdojmë të rezistojmë së pari do shmangim katastrofën dhe së dyti do fillojmë të mendojmë për lirimin e masave më shpejt se vendet e tjera”, tha Rama për abc news.