Nga Idajet Beqiri
Domosdo, “fshesa” e vetingut duhet të kapte ish-zëvendësprokurorin e Përgjithshëm të Sali Berishës të viteve të zeza për Shqipërinë dhe shqiptarët 1993-1997, Fatos Dervishin. Ky person, së bashku me treshen më famëkeqe antishqiptare të këtyre viteve Berisha-Gazidede-Agim Shehu, u bënë simboli i krimit, terrorit fashist, arrestimeve flagrante politike dhe i poshtërsive më të mëdha kundër popullit dhe vendit tonë për katër vjet me radhë, derisa i rrëzoi populli me turp në shkurt-marsin e vitit 1997.
Ky Fatos Dervishi ishte de facto Prokurori i Përgjithshëm i Berishës dhe familjes së tij, sepse prokurori de jure Alush Dragashi u la në hije, sepse nuk ishte kaq i paskrupull në ligësi dhe servilizëm ndaj kryekriminelit të Shqipërisë, Sali Berisha, sa ishte Fatos Dervishi.
Dhe një prokuror i cili bën arrestime masive politike me urdhër të ish-Presidentit Berisha, thjesht dhe vetëm për t’i garantuar këtij krimineli pushtetin e përjetshëm, nuk mundet kurrë të depërtojë përsëri në organet e shenjta të drejtësisë. Fatos Dervishi, me urdhrin politik të Sali Berishës ka arrestuar dy lider të opozitës së atëhershme, Fatos Nanon, dhe autorin e këtyre radhëve të shkrimit, kundërshtarit të parë politik të Berishës, i cili e stigmatizoi atë botërisht në shtypin e kohës si vrasës të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Ky Fatos Dervishi po me urdhër të Berishës arrestoi gazetarët dhe publicistët me emër të asaj kohe: Ylli Polovina, Martin Leka, Aleksandër Frangaj, Fatmir Kumbaro, Panajot Zoto dhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë, të cilët Sali Berisha i burgosi me flet arrestet e Fatos Dervishit dhe i mbajti në burg për të izoluar, me qëllim që të bënte, sikurse e bëri masakrën elektorale të 26 majit 1996.
Prej këtyre burgosjeve të padrejta politike të Berishës dhe Fatos Dervishit, në raportet vjetore të vitit 1996 të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe të Amnisti International me qendër në Londër, Fatos Nano dhe Idajet Beqiri u cilësuan dhe morën statusin e të burgosurve politikë nga regjimi i Berishës. Prej këtij zullumi antiligjor, kriminal, të pashpirt, antidemokratik dhe antishtet ligjor të urdhëruesit Sali Berisha dhe ekzekutorit Fatos Dervishi, krahas humbjeve të tjera të mëdha në imazh të Shqipërisë, iu shkaktua shtetit shqiptar një dëm financiar në shumën mbi 2 miliardë lekë të dhëna si shpërblim për burgimin e padrejtë të gjithë këtyre të burgosurve politikë të regjimit të Berishës, të cilët fituan pafajësinë.
gjyqi i nqnosSapo procesi i vetingut të bëhet i plotë dhe i pastër, Fatos Dervishi dhe Sali Berisha duhet t’i paguajnë buxhetit të shtetit shqiptar këtë shumë të hollash, sepse ishin këta që bënë burgime politike të padrejta dhe duhet të përgjigjen individualisht, e jo që krimet e tyre t’i paguajnë taksapaguesit shqiptarë përmes buxhetit të shtetit.