Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi dërgoi një numër prej 30 mjekësh e infermierësh në Itali,bëri një paralelizëm me Milanin e Sacchit. Rama shpjegoi për të gjithë edhe strategjinë që do i udhëhiqte drejt fitores e për këtë ftoi Europën të ndjekë shembullin e
Milanit që bëri epokë nën drejtimin e teknikut italian. Ndërkohë mbi këtë çështje ka folur edhe vetë trajneri legjendar që shkroi historinë te Milani, duke vlerësuar pafund gjestin e bërë nga qeveria shiptare. Madje ka theksuar faktin se nuk është për të gjithë ajo që Shqipëria bëri.
“Kryeministri Rama ka bërë një gjest fisnik dhe ka treguar se është mirënjohës. Kjo nuk është për të gjithë. Ai vendosi vlera të mëdha dhe tha “Ju na shpëtuat ne”. Kjo situatë e bën të qartë se është më mirë të parandalosh. E kam thënë gjithmonë në futboll, por është absolutisht e vlefshme:
“Të kesh strategji është më mirë se të bësh taktika“. Shkurtimisht shëndeti, hulumtimi dhe edukimi, do të thonim gjithashtu edhe përgatitja në futboll, janë elemente thelbësore që e bëjnë një popull të rritet. A është e lehtë t’i bashkosh të gjitha në një civilizim kryesisht individualist, egoist dhe ziliqar?”, ka thënë Arrigo Sacchi